Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
07/11/2018

PRIZREN, 07.11. 2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.B. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 para.9 lidhur me par.6. të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale I.B. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj.

Sepse me datën 02.03.2017, rrethe orës 16.30 minuta në Prizren duke shkelur ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 92.5 e lidhur me nenin 150 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurin, në atë mënyrë që me automjetin e tij të markës”mercedes124” ,në momentin e ndalimit të automjetit nuk i ndërmerr të gjitha masat e duhura që automjeti të mos lëviz dhe ti shmanget ndonjë aksidenti, momentin kur del nga automjetin , automjeti fillon të lëviz mbrapa ku edhe e godet viktimën – fëmijën me iniciale H.Xh. , ku si pasojë pëson lëndime të rënda trupore, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin Regjional në Prizren – Qendra Emergjente ku edhe ndërron jetë në ora 18.30 minuta. Ndërsa të dëmtuarit me iniciale M.Xh. i shkakton lëndime të rënda trupore të konstatuara nga eksperti mjeko ligjor.