Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni
08/11/2018

PRIZREN – 08.11.2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 para.1 i KPRK-së.

Me datën 03.11.2018, rrethe orës 21:10 minuta, në Prizren me rastin e kontrollit nga zyrtarët policor haset në posedim të substancave narkotike, dhe atë 20 paketime të dyshuar për llojin marihuan në peshë prej 22.6 gram. Dhe këtë qese plastike dyshuar për substancë të llojit kokainë, në peshën prej 1.43 gram, prej të cilave, një qese e dyshuar për kokainë në peshë rreth 0.36 gram ja shet të pandehurit me iniciale D.K. dhe dy qese plastike dyshuar për substancë të llojit marihuan në peshë rrethe 2.8 gram ia shet të pandehurit me iniciale E.K.