I pandehuri H.P. mbetet në paraburgim
26/11/2018
Prishtinë, 26.11.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit H.P.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.

H.P. po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të kater veprave panele nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas nenit 262; “Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313 ; “Mashtrim” nga neni 335 dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.