Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit
09/01/2019

PRIZREN – 09.01.2019 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale I.A. nga fshati Bardhoc, Komuna e Kukësit, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 para.2 lidhur me nenin 281 parg.1 nën parag.1.9 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 08.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 07.02.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 08.01.2019 rrethe orës 19:30 minuta, në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit është gjetur se pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes, substanca psikotrope të dyshuar si marihuan të cilët me ligj janë shpallur si narkotik, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ishte duke drejtuar automjetin me targa të R. Shqipërisë pasi ndalohet nga policia në një pikë kontrolli, në fshatin Landovicë, pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit janë gjetur tri(3) qese najloni (thasë), me substancë të dyshuar psikotropike të llojit marihuan me peshe të përgjithshme prej 10.06 kg, 9.91 kg, dhe 10.02 kg - gjithsejtë 29.99 kg -

Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.