Kryetari Azizi, mirëpret bashkëpunimin e organizatës YIHR
11/01/2019
Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim, përfaqësueset e Organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Marigona Shabiu dhe Trina Binaku.

Kryetari Azizi, ka ofruar bashkëpunimin kësaj organizate, njëherët duke mirëpritur çdo iniciativë që ka të bëjë me të rinjtë.

Drejtoresha e kësaj organizate, Marigona Shabiu, ka theksuar se kjo organizatë do të angazhoj pesë praktikantë me pagesë për tre muaj, për të ndihmuar Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Gjithashtu, një iniciativë tjetër kjo organizatë ka edhe organizimin ditëve në gjykatë, ku të rinjtë do të mund të vizitojnë Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe të marrin më shumë njohuri rreth sistemit të drejtësisë në vend.