Njoftim
16/01/2019
GJAKOVË – 14.01.2019 - Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, z.Vaton Durguti, ka pritur në takim Nick Hawkins dhe Sean Mcnale nga projekti për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (Strengthening The Justice System Of Kosovo) nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Në këtë takim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike nga projekti “Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë” u interesuan për mbarëvajtjen e punëve në këtë gjykatë.

Nga ana tjetër kryetari i gjykatës z.Vaton Durguti i ka njoftuar rreth punës së gjykatës, të arriturat si dhe sfidat me të cilat përballet në punën e saj.