Gjykata e Apelit refuzon ankesat në rastin e tre të akuzuarve
11/02/2019
Prishtinë, 11.02.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të akuzuarve I.K., M.Z. dhe E.K.

Me këtë, gjykata ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 26.12.2018, e rrjedhimisht edhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të datës 28.08.2018.

Sipas kësaj aktakuza I.K. dhe M.Z. akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “ Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të të  njëjtit kod.

Po ashtu, këta dy së bashku më të akuzuarin E.K, akuzohen edhe për veprat penale: “Pastrim i parave “ nga neni 308 i KPRK-së dhe neni 56 i Ligjit 05L-096, lidhur me veprat penale të mashtrimit dhe shmangies nga tatimi.

Gjykata e Apelit vlerëson se pretendimet ankimore të palëve nuk janë të bazuara, sepse gjykata e shkalles së parë më aktvendimin e atakuar, në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se aktakuza e prokurorisë, ka prova të mjaftueshme, për ta mbështetur dyshimin e bazuar mirë,  se të dyshuarit kanë kryer veprat penale në fjalë. Ndërkaq tani për tani nuk ka argumente bindëse dhe që nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilat mund të hudhet aktakuza, ashtu siç kërkohet më  dispozitat e nenit 250 të Kodit të Procedurës Penale