Caktohet masa e paraburgimit për vrasje në tentativë
11/02/2019
11 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.Q për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 09.02.2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar”, në Pejë, tenton t’a privojë nga jeta të dëmtuarin, në atë mënyrë që, përderisa brenda në lokal ishin i dëmtuari me shokët e tij dhe i pandehuri me shokun e tij, dalin jashtë lokalit për të biseduar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit, ku në bisedë e sipër i pandehuri nxjerr nga xhepi një mjetë të mprehtë – thikë dhe e godet të dëmtuarin në faqen e majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

 

Me këto veprime i pandehuri F.Q dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

 

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji nga data 11.02.2019 deri me datë 11.03.2019.

 

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.