Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim lirues
08/03/2019
08 mars 2019 - Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurit M.Z.

I pandehuri M.Z u lirua nga aktakuza gjëja se gjatë periudhës Qershor – Korrik 1998, në fshatin Dush, Komuna Klinë, aktivisht mori pjesë në grupin që ishte organizuar për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, me çka kishte për të kryer vepër penal Organizimi i grupit dhe nxitja për të kryer gjenocid dhe krime të luftës nga neni 160 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së, për shkak se nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

 

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

 

Ndaj të pandehurit ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

 

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj Gjykate.