Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
12/03/2019

PRIZREN, 12.03. 2019 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.Xh. nga Prizreni, për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analago nga neni 275 para.1. të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale R.Xh., nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 300.00 (treqind) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve.

Sepse me datën 02.04.2018, rrethe orës 21:00, në fshatin Novoselan, Komuna e Prizren, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që gjatë një kontrolli të ushtruar nga ana e policisë tek i pandehuri hasin një qese najloni me substancë narkotike, ku pas testit fushor të substancës narkotike të bërë me datën 24.09.2018,vërtetohet se Dëshmia 1 përmban substance narkotike e llojit Marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 4.18 gram.