Takimi i Kryetarit të DHPGJS me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtorin e AKP-së
13/03/2019
Kryetari i DHPGJS Mr.sc.Sahit Sylejmani dhe Kryesuesi i Kolegjit të Specializuar për Riorganizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore Hysen Gashi me datë 13 mars 2019, e priten në një takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Valdrin Lluka, Drejtorin e AKP-së z.Valon Tolaj si dhe disa zyrtarë tjerë nga Zyra Ligjore e AKP-së.

Në takim u bisedua dhe u shqyrtuan çështjet që janë të rëndësishme për gjithë akterët relevant institucional në procesin e Transformimit të NSH “Trepça”. Në takim Kryetari i DHPGJS i informoj mysafiret e pranishëm për problemet dhe sfidat me të cilat po përballët DHPGJS-ja dhe shtroj nevojën që në të ardhmen të intensifikohen aktivitetet e të gjithë akterëve institucional që secili në fushë përgjegjësin e tij ligjore ta ndihmojë Dhomën e Posaçme në zgjidhjen e problemeve që i ka kjo Gjykatë.

Kryetari i DHPGJS dhe Kryesuesi i Kolegjit të Specializuar Hysen Gashi në takim i informuan të pranishmit që lëndët që ndërlidhen me NSH “Trepça” sikurse në të kaluarën që kanë pasur prioritet edhe në të ardhme do të kenë prioritet në trajtimin e tyre. Në takim u shtrua nevoja e vazhdimit të mbajtjes së takimeve të tilla të cilat mund të ndihmojnë që proceset e punës në Gjykatë të shkojnë më mirë.