Gjyqtarja Manushe Karaqi zgjidhet anëtare e KGJK-së
03/03/2016

 

Gjyqtarja Manushe Karaqi zgjidhet anëtare e KGJK-së

 

Prishtinë, 3 mars 2016 – Të enjten në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, është zhvilluar votimi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Komisioni i KGJK-së i përbërë nga gjyqtarja Makifete Saliuka, anëtare e KGJK-së, njëherësh kryetare e komisionit, dhe katër anëtarët tjerë; kryesuesi i zgjedhur i KGJK-së, gjyqtari Nehat Idrizi, gjyqtari dhe anëtari i KGJK-së, Agim Maliqi, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Nenad Lazic si dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi, kanë prezantuar para gjyqtarëve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme procedurat e procesit të votimit.

Dymbëdhjetë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, përfshirë kryetarin Mr.sc. Sahit Sylejmani , kanë votuar sipas rendit alfabetik, për njërin nga dy kandidatet në garë, gjyqtaret Manushe Karaqi dhe Diellza Hoxha.

Pas votimit të fshehtë, Kryetarja e komisionit ka numëruar votat prej nga me shumicë votash, anëtare e Këshillit Gjyqësor nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme , është zgjedhur gjyqtarja Manushe Karaqi.

tarja Manushe Karaqi zgjidhet anëtare e KGJK-së   

 

                                                                                                                                                                   /GetDocument/2255Prishtinë, 3 mars 2016 – Të enjten në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, është zhvilluar votimi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Komisioni i KGJK-së i përbërë nga gjyqtarja Makifete Saliuka, anëtare e KGJK-së, njëherësh kryetare e komisionit, dhe katër anëtarët tjerë; kryesuesi i zgjedhur i KGJK-së, gjyqtari Nehat Idrizi, gjyqtari dhe anëtari i KGJK-së, Agim Maliqi, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Nenad Lazic si dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi, kanë prezantuar para gjyqtarëve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme procedurat e procesit të votimit.

Dymbëdhjetë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, përfshirë kryetarin Mr.sc. Sahit Sylejmani , kanë votuar sipas rendit alfabetik, për njërin nga dy kandidatet në garë, gjyqtaret Manushe Karaqi dhe Diellza Hoxha.

Pas votimit të fshehtë, Kryetarja e komisionit ka numëruar votat prej nga me shumicë votash, anëtare e Këshillit Gjyqësor nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme , është zgjedhur gjyqtarja Manushe Karaqi./GetDocument/2254