Studentë nga veriu i Mitrovicës vizitojnë Gjykatën Supreme
12/05/2016
Prishtinë, 12 maj 2016 – Nën organizimin e OJQ-ve, GIZ dhe ACDC, një grup prej rreth njëzet studentëve të komunitetit serbë nga veriu i Mitrovicës, të enjten janë takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani dhe me gjyqtarin Nebojsha Boriçic.

Në këtë vizitë studimore, kryetari Hasani i njoftoi studentët për ndryshimet që kanë ndodhur në aspektin e strukturës së gjykatave, për infrastrukturtën ligjore, për procesin e integrimit të pjesës veriore në sistemin gjyqësor të Kosovës, dhe, meqë ishte interesimi i këtyre studentëve, i njoftoj edhe për procedurat ligjore rreth dhënies së provimit të jurisprudencës dhe mundësitë për përfshirjen e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.

Edhe gjyqtari Boriçic u sqaroi studentëve rrjedhën e procesit të integrimit të komunitetit serbë në sistemin e drejtësisë dhe i inkurajoi që të studiojnë sa më shumë, pasi vetëm në këtë mënyrë do t’u hapen mundësitë e reja. 

/GetDocument/2446

Vizita studimore e studentëve të Fakultetit Juridik nga veriu i Mitrovicës u realizua në kuadër të projektit "Reforma Ligjore dhe Administrative" në bashkëpunim të organizatave Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Advocasy Center for Democratic Culture (ACDC).