Takim Pune
24/05/2016
Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme Mr.sc. Sahit Sylejmani, priti sot përfaqësuesit e AKP-së të Kryesuar nga zëvendës drejtori menaxhues –likuidimi, z.Avni Jashari, prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Armend Hamiti, përfaqësuesin e Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, z. Nexhat Kryeziu, Kryeshef Ekzekutiv si dhe përfaqësuesin BSPK-së, z. Haxhi Arifi.

Në këtë takim u trajtuan dy tema të rëndësishme që ndërlidhen me punën dhe jurisdiksionin e DHPGJS-së, përkatësisht trajtimin e lëndëve me prioritet që ndërlidhen me pronat e uzurpuara si dhe u shqyrtuan mundësitë ligjore dhe praktike që ndërlidhen me procesin e hartimit të listave të punëtorëve për të drejtën legjitime për 20% të punëtorëve, të ndërmarrjeve të cilat aktualisht ende nuk janë nën likuidim e të cilat kanë mbetur pa menaxhment dhe nuk e kanë sindikatën e punëtorëve dhe të ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë nën likuidim në bazë të vendimit të Bordit të AKP-së, që gjithashtu janë pa menaxhment dhe pa sindikatën e punëtorëve.

Lidhur me temën e fundit u trajtuan procedurat dhe mundësitë praktike të hartimit të listave fillestare të punëtorëve, para se të rrjedhë procedura e paraparë ligjore administrative e hartimit të këtyre listave nga ana e organeve përkatëse të AKP-së, në bazë të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13.

Në bashkëbisedim për temat e trajtuara Kryetari i DHPGJS-së u premtoi se çështjet e diskutuara do të adresohen në mënyrën e duhur dhe mbi baza ligjore nga Kolegjet përkatëse të DHPGJS-së.

/GetDocument/2467