GJYKATA SUPREME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
31/05/2016
Publikohet Përmbledhja e Jurisprudencës e DHPGJS

/GetDocument/2488

 Prishtinë, 31 maj 2016 – Të martën Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme (DHPGJS), ka publikuar Përmbledhjen e Jurisprudencës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i DHPGJS, Sahit Sylejmani, falenderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në përpilimin e kësaj përmbledhjeje, duke bërë me dije se me këtë përmbledhje, e cila përmban 25 vendime, është synuar të ndërtohet një normë, e cila do t’ju shërbejë në radhë të parë gjyqtarëve, avokatëve dhe profesionistëve tjerë të fushës, si një formë udhëzuesi. “Në këtë përmbledhje prej 25 vendimesh kemi synuar ta ndërtojmë një jurisprudencë fillestare të Kolegjit të Apelit, në të cilat vendime kemi rrah probleme të ndryshme ligjore, kemi ndërtuar linjat ligjore për zgjidhjen e kontesteve të caktuara”. Ai bëri me dije se është një përmbledhje që ka përfshirë raste nga kontestet ligjore, raste nga kontestet që kanë rrjedhur nga procesi i privatizimit në fushën e tenderimit të aseteve, raste nga e drejta e punëtorëve për 20 për qindëshin etj..

Edhe gjyqtari i DHPGJS, Ondrej Pridal, njëherësh kryeredaktor i kësaj përmbledhjeje, si dhe zv/shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Thran, kanë çmuar punën që është bërë në realizimin e kësaj përmbledhjeje, duke shprehur bindjen se vëllimi i parë i kësaj përmbledhjeje do të pasohet nga vëllime të tjera prej gjyqtarëve vendorë të DHPGJS. Kryetari Sylejmani u zotua se do të vazhdojnë publikimin e këtyre përmbledhjeve, por kërkoi mbështetje financiare nga akterët relevant.