Konferenca e Krerëve të Drejtësisë në Beograd – pjesëmarrës edhe kryetari Hasani
22/06/2016
Prishtinë, 22 qershor 2016 – Me ftesë të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit të Serbisë, Dragomir Milojević, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, ka marr pjesë në Konferencën e Krerëve të Drejtësisë së Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila u mbajt në Beograd.

Konferenca është organizuar në bashkëpunim me Institutin CEELI dhe ka trajtuar çështje si; harmonizimi i praktikës gjyqësore, bashkëpunimi i gjykatave supreme me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, gjyqësori dhe media, ndërtimi i besimit publik në gjyqësi, marrëdhëniet me median dhe publikun, arsimimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve dhe zyrtarëve ligjor etj..

Kjo konferencë tri ditore, e cila ka mbledhur rreth vetës krerët më të lartë të gjyqësorit nga Evropa Qendrore dhe Lindore, ka mbyllur punimet të mërkurën, pasdite.