Takim Pune
30/08/2016
Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme Mr.sc. Sahit Sylejmani sot priti në një takim pune Kryetarin e Bordit të AKP-së, z. Petrit Gashi,

 

/GetDocument/2791 

 

Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme Mr.sc. Sahit Sylejmani sot priti në një takim pune Kryetarin e Bordit të AKP-së, z. Petrit Gashi, Drejtorin menaxhues të AKP-së z.Ekrem Hajdari, dy zëvendës drejtorët menaxhues të AKP-së për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore si dhe disa zyrtarë nga zyra ligjore e AKP-së, me të cilët bisedoi problemet praktike që ndërlidhen në raportet e përditshme institucionale në mes DHPGJS-së dhe AKP-së. Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan aspektet dhe problemet praktike që dalin në punën e dy institucioneve. Problemet e tilla lidhen me përfaqësimin nga ana e AKP-së të ndërmarrjeve shoqërore, me nevojën e ndërtimit të kornizës që rregullon dhe qartëson më saktë përfaqësimin që e bën AKP-ja të ndërmarrjeve shoqërore. Gjatë takimit u bisedua edhe për procesimet e të dhënave nga ana e DHPGJS-së për numrin e ankesave të kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore që aktualisht janë në procedurën e likuidimit me qëllim të ndihmesës së AKP-së për përgatitjen e raporteve të nevojshme gjatë procedurës të trajtimit të kërkesave të kreditorëve. Në takim nga të dy palët u theksua nevoja që takimet e tilla të vazhdojnë dhe për disa çështje që janë jashtë fushë përgjegjësisë të këtyre dy institucioneve,për të cilat u theksua nevoja të merren masa të karakterit legjislativ dhe të mbështetjes kadrovike, për të ndihmuar rritjen e efikasitetit të punës dhe performancës më të mirë të DHPGJS-së. Në takimet e tilla që duhet mbajtur sa më shpejtë duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.