Personi që kreu vrasjen në vitin 1993 dënohet me 15 vite burg
06/10/2016
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit E.I për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 30 par. 2 pika 2 dhe 3 të LPK ,andaj Gjykata i shqipton dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 25.09.2015 e tutje.

I akuzuari E.I dyshohet se me dt. 28.04.1993 në Podujevë kishte vrarë tani të ndjerin Xh.A për motive të hakmarrjes në prezencë të familjarëve të të ndjerit dhe pastaj ishte arratisur në Spanjë ku kishte kryer edhe një vrasje tjetër të dyfishtë.

I akuzuari ka qenë në ndjekje penale nga autoritetet e atëhershme –përkatësisht nga Gjykata e Qarkut në Prokuplje e cila deri në vitin 1999 sipas Vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë ishte caktuar me kompetencë lëndore dhe territoriale për Komunën e Podujevës.