Takim Pune
21/12/2016

 

Prishtinë, 21.12.2016

 

 

 /GetDocument/3477

Kryetari i DHPGJS-së z.Mr.sc.Sahit Sylejmani, sot me datë 21.12.2016, priti në një takim të rregullt pune përfaqësuesit e AKP-së, Kryetarin e Bordit të AKP-së z.Petrit Gashi, Drejtorin menaxhues të AKP-së z.Ekrem Hajdari, zëvendësdrejtorin menaxhues –Likuidimi z.Avni Jashari dhe Drejtorin e Drejtorisë Ligjore z. Shefik Kurteshi, me të cilët u diskutuan çështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin reciprok institucional në mes AKP-së dhe DHPGJS-së.

Gjatë takimit u diskutua ecuria dhe dinamika e ardhjes së lëndëve, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet DHPGJS-ja, nevoja e ndihmës së DHPGJS-së për krijimin e kushteve më të mira për punë dhe rritjen efikasitetit të punës në gjykatë.

Në takim u diskutuan arsyet dhe nevoja e vazhdimit të trajtimit me prioritet të lëndëve të listave të punëtorëve dhe lëndëve të vjetra pronësore, por edhe lëndëve të natyrave tjera ligjore, sidomos të atyre për paga të disa ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara shumë më herët. Në takim gjithashtu u bisedua për nevojën që të vazhdohet të kërkohet nga organet kompetente përgjegjëse, që secili në suaza të përgjegjësive ligjore të ndërmarrin veprime konkrete, të cilat ndihmojnë DHPGJS-në në krijimin e kushteve më të mira për punë. Edhe gjatë kësaj bisede u ngrit çështja që Ligji i Dhomës së posaçme në shumë çështje lëndore të tij ka nevojë dhe duhet të ndryshohet, për të krijuar kushte dhe për të hapur rrugët, që më lehtë DHPGJS-ja më tepër e fuqizuar në aspektin kuadrovik, ta përballojë ngarkesën kaq të madhe me lëndë mbi 21000 lëndë në pritje.

Përfaqësuesit e AKP-së vlerësuan përpjekjet që po i bën DHPGJS-ja në shtimin e efikasitetit të punës, vlerësuan punën e bërë, rrethe 2300 lëndë të zgjidhura dhe kërkuan që në këtë frymë të vazhdohet me takime për të ndihmuar në suaza të ligjit, për aq sa është e mundur DHPGJS-në.