Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrant
05/04/2017
Ferizaj - 5 prill 2017 - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP.I.nr. 59/17, të datës 4 prill 2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit T.B., shtetas i Republikës së Turqisë.

I pandehuri dyshohet se më 3 prill 2017, në pikën kufitare në Han të Elezit duke drejtuar  automjetin – kamionin, në rimorkion e tij pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, janë gjetur 14 persona shtetas të Sirisë dhe Afganistanit të cilët ishin vendosur në kamion nga qyteti i Stambollit ku kishin qenë si refugjat.

Me këto veprime i pandehuri T.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrant” nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 3 prill 2017 dhe do të zgjas deri më 2 maj 2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.