Vazhdojnë vizitat e nxënësve në Gjykatën Themelore të Pejës
18/04/2017
Vazhdojnë vizitat e nxënësve në Gjykatën Themelore të Pejës

Pejë- Me datën 18.04.2017 Gjykatën Themelore të Pejës e vizituan nxënësit e Shkollës së mesme ,,Ali Hadri,, në Pejë drejtimi juridik.

Kjo vizitë ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës së mesme nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle.

Fillimisht nxënësit u priten nga zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta e cila prezantojë  strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët  mënyrën  e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët.

Me pas nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës duke vazhduar me  diskutimet e hapura.

Kjo vizite në gjykatë njehe rit ka rëndësi të veçantë për shoqërinë, për  nxënësit e shkollave të mesme pasi që kjo është mosha e formësimit intelektual të të rinjve dhe njëherë periudha e planifikimit të karrierës profesionale, vizita të karakterit të tillë përfshin edhe informimin e të rinjve për punën e gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.