Dhjetë (10) vite burgim ndaj R.M, për veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje
04/05/2017
Ferizaj, 4 maj 2017 - Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 4 maj 2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit R.M, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja nge nenit 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e ri-cilësuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj në vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin189 paragrafi 4 të KPRK-së.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., e shpalli fajtor për vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin 189 paragrafi 4 të KPRK-së, dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjet (10) vite.

I pandehuri R.M, akuzohet se në muajin gusht 2016, në fshatin Koshare - Komuna e Ferizajt, ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerin R. C , në atë mënyrë që i ndjeri kishte shkuar në një autoservis, për të kërkuar një ulëse për veturën e tij, pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një  autoservis, që gjendet anën e kundërt të rrugës, i ndjeri kishte shkuar, mirëpo deri sa po kthehej tek vetura e tij, i pandehuri së bashku me punëtorët e tij, i cili më parë kishte pasur një mosmarrëveshje me të ndjerin, në atë mënyrë që sulmohet me lopatë nga i pandehuri, i cili e humb vetëdijen, dërgohet në emergjencë në Ferizaj, pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16.tetor 2016 nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK në Prishtinë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.