Të pandehurit Sh. D. i caktohet masa e paraburgimit
15/05/2017
Gjilan, 15 maj 2017 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sh. D.

Me datë 12.05.2017 në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit, i pandehuri duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, e ka goditur të miturën V. S., e cila nga plagët e marra nga ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këto veprime i pandehuri Sh. D. dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik nga neni 378 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

I pandehuri duhet të qëndroj në masën e paraburgimit nga data 12.05.2017 deri me datë 11.06.2017.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.