Të pandehurit Q. B. i caktohet masa e paraburgimit
26/05/2017
Të pandehurit Q. B. i caktohet masa e paraburgimit

Pejë, 26 maj 2017 – Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Q.B.

“Me datë 25.05.2017 rreth orës 16:20 min, ne rr. “Konferenca e Bujanit” ne Pejë me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta te dëmtuarin V. K. nga fsh. Strellc K. Deçan, ne atë mënyrë qe pas një mosmarrëveshje te mëhershme qe kishte ndodhur, ku ishin fjalosur ne mes vete motra e te pandehurit me te dëmtuarin, me ç’rast ditën kritike pikërisht ne momentin kur i dëmtuari V. Ishte duke ecur rrugës se bashku me prindërit e tij, sapo ka arritur ne vendin e ngjarjes, i pandehuri i afrohet dhe me një thike kuzhine e godet te dëmtuarin tri here dhe atë ne stomak, në anën e majte te gjoksit dhe ne shpine, aty pari ka qëlluar dhe ka ndërhyrë një zyrtar policor këtu dëshmitari A. A. I cili e ka arrestuar te pandehurin”.

Me këto veprime i pandehuri Q. B. dyshohet se ka kryer veprën penale “te vrasjes ne tentative nga neni 178 lidhur me nenin 28 KPRK-së.

I pandehuri duhet të qëndroj në masën e paraburgimit nga data 25.05.2017 deri me datë 25.06.2017.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.