Gjykata e Apelit merr vendim në rastin e të akuzuarve N.F., A.M., V.B. dhe A.H
02/06/2017
Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të palëve ka marr vendim në çështjen e të akuzuarve N.F., A.M., V.B. dhe A.H.

Në rastin e të akuzuarit të parë, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, ashtu që Gjykata e Apelit, atij, për veprën penale “Mashtrim në detyrë”, ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjetëve,  dënim ky që nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari në afatin e verifikimit prej 3 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale. Po ashtu N.F. urdhërohet që Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar në shumë prej 188,000 (njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë)Euro, ne afet prej 3 muajve, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, nën kërcimin e ekzekutimit të dhunshëm. Nëse i akuzuari nuk përmbush detyrimin dhe nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar MKRS , dënimi me kusht do të revokohet

Të akuzuarit A. M., për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”,  Apeli ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari, në afatin e verifikimit pre 3 tre vjetësh, nuk kryen vepër tjetër penale. Ai  po ashtu urdhërohet që MKRS-së  t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar në shumë prej 100.000 (njëqindmijë)Euro, ne afat prej 3 muajsh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, nën kërcimin e ekzekutimit të dhunshëm. Në të kundërtën nëse i akuzuari nuk përmbush detyrimin dhe nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar MKRS, dënimi me kusht  do të revokohet.

I akuzuari V.B. është liruar nga akuza për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës, apo autoritetit zyrtar “, ngase gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë fakte vendimtare për  veprimet inkriminuese të akuzuarit, lidhur me dashjen si elemente subjektiv të veprës penale. Ndërsa ndaj të akuzuarit A.H. për të njëjtën vepër,  është refuzuar akuza, për shkak të parashkrimit(vjetërsimit) të ndjekjes penale.  Në pjesët tjera aktgjykimi mbetet i pa prekur.