Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit nga Dragashi
06/06/2017

PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak  prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Lubovisht – Komuna e Dragashit me iniciale E.S.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 01.05.2017, rrethe orës 11.00, në fshatin Brodosanë Komuna e Dragashit, si person zyrtar, nuk e përmbush detyrimin e tij në kuadër të kompetencave që ka-keqpërdor pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që pas përgatitjeve të ekipit në përbërje prej nëntë personave, me qëllim të kryerjes së planit rrethe zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, për arrestimin e të dënuarit me iniciale M.Q. Pasi shkojnë në shtëpinë e të dënuarit, i dënuari e nxjerr revolen duke kundërshtuar zbatimin e  urdhrit reperton dy herë armën duke kërkuar të komunikoj vetëm me togerin me iniciale E.S. togeri jep urdhër që të dalin të gjithë jashtë dhe mbetet vetëm me të dënuarin duke e bindur që ta lë armën dhe mundësojë ekzekutimin e urdhëresës. Togeri e lejojnë që të hy brenda i dënuari për tu veshur dhe pas një kohe bashkëshortja e të dënuarit e njofton se kishte ikur, derisa i pandehuri me iniciale E.S. nuk ndërmerr veprimet në vijim që i takojnë sipas detyrës zyrtare, në drejtim të ekzekutimit të urdhëresës-zënjën e të dënuarit dhe jep urdhër ekipit policor për tërheqje nga vendi i