“MBESHTETJE E METEJSHME INSTITUCIONEVE TE KOSOVES NE LUFTEN KUNDER KIRMIT TE ORGANIZUAR, KORRUPSIONIT DHE EKSTREMIZMIT TE DHUNSHEM” (1)
“Projekti i financuar nga BE “MBESHTETJE E METEJSHME INSTITUCIONEVE TE KOSOVES NE LUFTEN KUNDER KIRMIT TE ORGANIZUAR, KORRUPSIONIT DHE EKSTREMIZMIT TE DHUNSHEM” Ka organizuar një Punëtori Praktike për çështjet e Sekuestrimit dhe Konfiskimit që u mbajt më datë 18-20 Tetor, 2017 në Hotel Magra Austria Bogë, Rugovë. Punëtoria ishte e orientuar rreth praktikes ku u shqyrtuan skenarë reale dhe problemet praktike të sekuestrimit dhe konfiskimit. Gjithashtu, kjo punëtori ishte interaktive dhe pjesëmarrësit ishin të lirë të diskutojnë për problemet me të cilat përballen gjatë punës së tyre me lëndët e konfiskimit dhe sekuestrimit. Në këtë punëtori te pranishëm ishin Kryetarët dhe gjyqtarë që trajtojnë lëndët e konfiskimit nga shtatë Gjykatat themelore në Kosovë dhe Gjyqtare nga Gjykata e Apelit te Kosovës. Ne fund u rekomandua qe punëtori te kësaj natyre te organizohen ku pjesëmarrës do te jene edhe prokuroret. Projekti i BE-se do te vazhdoj te mbështesë gjyqtaret dhe prokuroret ne mënyrë individuale dhe gjithashtu duke organizuar punëtori te natyrës praktike ne te ardhmen.”
James Hope, Drejtori i Misionit të USAID Kosovë, viziton Gjykatën Themelore në Gjakovë (1)
Gjakovë, 6 Prill 2017 Drejtori i Misionit të USAID-it për Kosovë, z. James Hope, ka vizituar Gjykatën Themelore në Gjakovë, me c’rast ka takuar udhëheqësit e kësaj Gjykate, Kryetarin e gjykatës z. Vaton Durguti dhe Administratorin z. Rudin Elezi. Në këtë takim janë diskutuar sfidat dhe të arriturat në rajonin e Gjyjakatës Themelore të Gjakovës, si qështja e decentralizimit, zvoglimi i numrit të lëndëve të vjetra dhe tema të ndryshme. Kryetari Durguti falenderoj z. James Hope për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë USAID-i në fuqizimin e gjyqësorit në Kosovë, duke përmendur renovimet e objekteve të Gjykatës, trajnimet e vazhdueshme për gjyqtarët dhe stafin, për përkrahjen e drejtëpërdrejtë në zvoglimin e lëndëve te vjetra, për investimet në regjistrin elektronik të lëndëve etj Z. James Hope është ndjerë i nderuar me të arriturat e kësaj gjykate duke përmenduar gjithashtu që jo-rastësishtë Gjykata Themelore në Gjakove është Gjykata me numrin më të vogël të lëndëve të vjetra. Gjatë vizitës është bërë një prezentim i bazës së të dhënave (ECR-së) e financuar dhe impementuar nga USAID-i nëpërmjet programit të JSSP-së. Drejtori Hope personalisht falenderoj edhe ekipet për zvoglimin e lëndeve të vjetra qe veprojnë në Gjakovë nga programet e financuara prej USAID, JSSP dhe CLE.
Kryetari Vaton Durguti pret në takim Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha (1)
Kryetari Vaton Durguti pret në takim Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha
Vizita e delegacionit nga projekti i UNDP-së në Gjykatën Themelore Gjakovë. (2)
Me datë 23.01.2017, përfaqësues nga projekti i UNDP-së “Mbështetje për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë” vizituan Gjykatën Themelore Gjakovë, ku u priten nga Kryetari i Gjykatës Themelore Gjakovë Z. Vaton Durguti. Me rastin e vizitës u bë edhe dorëzimi i disa pajisjeve të Teknologjisë Informative, donacioni ky i projekti të UNDP-së, “Mbështetje për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë”. Këto pajisje do të shërbejnë për punën në teren të gjyqtarëve e cila ishte shumë e domosdoshme deri më tani. Kryetari i Gjykatës i falënderoj përfaqësuesit për vizitën dhe donacionet ku shpreh se kjo ndihmë sado modeste do ti kontribuoj në punët e Gjykatës.
Vizita e delegacionit KFOR-it Gjerman në Gjykatën Themelore Gjakovë. (1)
Me datë 23.01.2017, në Gjykatën Themelore Gjakovë, qëndroi delegacioni i KFOR-it Gjerman, ku takua me Kryetarin e Gjykatës Themelore Z. Vaton Durguti, duke shprehur falënderimin për bashkëpunimin e ndërsjellët.