Gjimshit Galushi
Anëtar i KGJK-ës

Gjimshit Galushi diplomoi në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 1994. Në vitin 2000 punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Dragash, kurse pas një kohe të shkurtër emërohet gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren.  Galushi, në vitin 2006 u zgjodh anëtar i Organit Këshillëdhënës të Këshillit Gjyqësor lidhur me punësimin e kandidatëve nga radhët e komuniteteve më pak të përfaqësuara. Në vitin 2012, me dekretin e presidentes së Kosovës u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit – Divizioni për Kundërvajtje. Ndërsa, në vitin 2015 u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.