Armend Berisha
Anëtar i KGJK-së

Armend Berisha është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Pejë. Diplomoi në vitin 2004 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 2006 deri në vitin 2007, mbajti praktikën profesionale në Pejë. Në periudhën prej 2007 deri në vitin 2010, ka punuar  si Avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës. Prej vitit 2010 deri 2012, punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë. Nga janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë. Ndërsa, nga muaji maj 2015 është anëtar i KGJK-së.