Makifete Saliuka
Anëtare e KGJK-së

Makifete Saliuka është gjyqtare në Departamentin e përgjithshëm në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik  të Universitetit të Prishtinës në vitin 1984. Nga viti 1984 deri në vitin 1985, ishte zyrtare ligjore në Ndërmarrjen “Metaliku – Trepçë” Gjakovë. Në vitet 1985-1987, punoi si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore të Punës se Bashkuar në Prishtinë.  Pastaj, prej vitit 1987 deri në vitin 1991,  u emërua gjyqtare në këtë institucion.  Për disa muaj gjatë vitit 1999,  ushtroi detyrën e zyrtares ligjore në OJQ ‘ADRA’ në Prishtinë. Në vitin 2000, u emërua gjyqtare në  Gjykatën Komunale në Prishtinë, pozitë  të cilën e la në vitin 2010, për ta marrë detyrën e kryetares se këtij institucioni.  Me Gjykatën Komunale të Prishtinës udhëhoqi deri në fund të vitit 2012. Nga janari i viti 2013 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Ndërsa, nga gushti vitit 2015 është anëtare e KGJK-së.