Muhamet Rexha
Anëtar i KGJK-së

Muhamet Rexha është gjyqtar në Gjykatën Supreme. Ka diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ndërsa, në vitin 2002 mbaroi studimet pas universitare, ku edhe e mori titullin "Magjistër i Shkencave Juridike”. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1986. Nga viti 1986 deri në vitin 1993, ishte gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kamenicë. Pastaj, në vitin 1993, u bë avokat, profesion të cilin e ushtroj deri në vitin 2010. Dy vitet në vijim punoi gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Prej janarit të vitit 2013 deri në gusht 2015, ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës prej nga është emëruar gjyqtar në Gjykatën Supreme. Ndërsa, prej marsit të viti 2016 është anëtar i KGjK-së.