Manushe Karaqi
Anëtare e KGJK-së

Manushe Karaqi është gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1988, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1990. Nga viti 1985 deri më 1986, ushtroi detyrën si praktikante në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, ndërsa nga viti 1988 deri më 1989, ajo ushtroi detyrën e praktikantes në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Po ashtu, punoi si këshilltare juridike në Këshillin Norvegjez për Refugjatë në Prishtinë, nga viti 1999 deri më 2000. Ndërsa, që nga viti 2000 deri më 2010 ka punuar si gjyqtare në lëmin civile në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Prej vitit 2010 deri më 2012, ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Karaqi nga viti 2013 deri 2015 ka qenë gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në fund të vitit 2015 është emëruar si gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ndërsa, nga marsi i vitit 2016 është anëtare e KGJK-së.