Nenad Laziq
Anëtar i KGJK-së

Nenad Llaziq  është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil  në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik  të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1988, ndërsa provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2005. Në vitet 1999-2000, punoi si bashkëpunëtor profesional në Kuvendin Komunal – Fushë Kosovë. Nga viti 2000 deri në vitin 2002, inspektor në këtë komunë. Dy vitet ne vijim, shërbeu si këshilltar në Zyrën Komunale për Punësim. Në vitin 2004, u bë sekretar në Qendrën Koordinuese në Fushë Kosovë, detyrë te cilën e ushtroj deri ne fund te vitit 2005. Me avokati u mor nga fundi i vitit 2005 deri në fund te vitit 2006, gjatë kësaj kohe ishte edhe zyrtar për pakica në sektorin e gjyqësisë. Në vitin 2006, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Këtë funksion e ushtroi deri në mars te vitit 2012, për t’u emërua pastaj gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.  Në Gjykatën e Apelit punon nga 1 janari i vitit 2013.  Përpos gjuhës serbe (amtare), flet edhe gjuhen shqipe dhe atë angleze. Ndërsa, nga qershori i vitit 2016 është anëtar i KGJK-së.