Radojka Trifunović
Anëtare e KGJK-së
Radojka Trifunović është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e zgjedhur prej Kuvendit të Republikës së Kosovës. Zonja Trifunović ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1998, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2001. Praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Mitrovicë gjatë vitit 1998 – 2001.  Nga viti 2001 është emëruar bashkëpunëtore në Gjykatën Komunale në Mitrovicë deri në fund të vitit 2003, ndërsa nga viti 2003 e deri më tani ka punuar si avokate publike në Komunën e Leposaviqit. Në prill të vitit 2017 Trifunović është emëruar anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.