Nehat Idrizi
Kryesues i KGJK-së

Nehat Idrizi është kryesues i KGJK-së dhe gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari Idrizi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan gjatë vitit 1985. Prej vitit 2000 deri më 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen  Publike Banesore në Prishtinë. Nga viti 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri në fund të vitit 2012. Idrizi, në janar 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga shtatori i vitit 2015 emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në shkurt të vitit 2015 është emëruar anëtar i KGJK-së, ndërsa në mars të vitit 2016 Idrizi emërohet kryesues Këshillit Gjyqësor të Kosovës.