Anita Prenaj Krasniqi
Anëtare e KGJK-së

Anita Prenaj Krasniqi është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Krasniqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik , Universiteti i Prishtinës në vitin 2002, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2004. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 mbajti praktikën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërkaq nga viti 2004 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Më 2010 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01.01.2013 Anita Prenaj Krasniqi u emërua gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë. Ndërsa, nga qershori i vitit 2016 është anëtare e KGJK-së.