Skender Çoçaj
Anëtar i KGJK-së

Skender Çoçaj është gjyqtar i departamentit të krimeve të rënda si dhe udhëheqës i departamentit të përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prizren. Çoçaj ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prizren në vitin 2004 deri në vitin 2005 gjithashtu ka punuar edhe si asistent arkivist  në periudhën prej 2005 e deri në vitin 2006. Në vitin 2007 e deri në vitin 2008 bashkëpunëtor profesional vullnetar në vitin 2008 e deri në vitin 2010 punoi  si bashkëpunëtor në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Ndërsa në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren ku dhe punoi deri në vitin 2013. Nga nëntori i vitit 2014, u caktua gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prizren pozitë të cilën ende e mban.Ndërsa, nga qershori i vitit 2016 është anëtar i KGJK-së.