Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës
13/06/2017
PRISHTINË, 13.06.2017 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka pranuar një kopje të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka të bëjë me Vendimin e Këshillit Gjyqësor, të datës 06 mars 2017, në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, thekson se KGJK-ja është duke analizuar Vendimin dhe sa më shpejtë që është e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.  Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i përkushtuar, siç ka qenë gjithmonë, që të sigurojë sundim të ligjit.