Inaugurohet Qendra e re e të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial
20/10/2017
Prishtinë, 20 tetor 2017 – Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë, me anë të një ceremonie të organizuar kanë inauguruar Qendrën e re të të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.

Në inaugurim kanë marrë pjesë krerët e sistemit gjyqësor, prokurorial, përfaqësues nga institucione tjera vendore e ndërkombëtarë, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe Administrata Gjyqësore e këtij vendi të cilët janë duke financuar projektin e TIK/SMIL (TIK-Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, SMIL-Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve).

 

Qendra e re e të dhënave është ndërtuar në kuadër të projektit TIK/SMIL, për përgatitjen e infrastrukturës harduerike për të mundësuar dixhitalizimin e procesit të punëve në gjykata dhe prokurori.

Lidhur me rendësin e kësaj qendre dhe të projektit SMIL në përgjithësi para pjesëmarrësve të kësaj ceremonie kanë folur Kryesuesi i KGJK-së, ai i KPK-së dhe Ambasadori Norvegjez në Kosovë. Ata thanë së projekti TIK/SMIL është projekt shumë i rëndësishëm, i cili do të ndikojë në ngritjen e transparencën dhe efikasitetit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.