Këshillin Gjyqësor të Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
14/11/2017
Prishtinë, 13 nëntor 2017 - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, së bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof.dr. Marjan Dema, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit është themelimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), përmes mundësimit të kryerjes së ekspertizave dhe super-ekspertizave nga ana e ekspertëve të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës.

Kryesuesi Idrizi tha që është i lumtur me nënshkrimin e këtij Memorandumi me UP-në, meqë me ndihmën e tij do arrihet që të bashkëpunohet me njësitë akademike të UP-së dhe do të kryhen ekspertiza dhe super-eksperiza me ndihmën e ekspertëve nga këto Fakultete.

Në anën tjetër, Rektori Dema tha që ka kohë që ka qenë i interesuar që të këtë një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili do t’i shërbente gjithë shoqërisë, ashtu siç synon ky Memorandum.Kjo marrëveshjeje u nënshkrua nga palët me qëllim të përkrahjes së proceseve për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë