FTESË PËR MEDIA
29/11/2017
Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Shtatë (7) Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar  temën: ‘’Të arriturat, sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe propozimet për zgjidhje’’

KU:                 Hotel ‘’Emerald’’ - Prishtinë

KUR:              2 dhjetor 2017 (e shtunë)

ORA:              09:30 – 11:00

Hapjen e punimeve të konferencës do ta bëjë z.Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Fjalë përshëndetëse:

  • Hashim Thaçi -  President i Republikës së Kosovës
  • Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës
  • Abelard Tahiri, Ministër në Ministrinë e Drejtësisë
  • Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
  • Greg Delawie -  Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë
  • Riccardo Serri,  U.D  i  Zyrës së BE/Shef i Sektorit, Politik, Ekonomik dhe  Integrimeve Evropiane
  • Jan Braathu, Ambasador i Misionit të OSBE-së në Kosovë

 

Klikoni këtu për të parë agjendën e punimeve të Konferencës.

 

Ftojmë përfaqësuesin e mediumit tuaj që të marr pjesë në këtë konferencë. Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen tek personi kontaktues në vijim: Aishe Qorraj – Berisha, Zëdhënëse e KGJK-së,  Tel:  +381 38  200 17 459,  +377 44 206 111  -  Adresa elektronike: aishe.qorraj@rks-gov.net;  kgjk@rks-gov.net

Ju mirëpresim!