Idrizi dhe Tahiri, vizitojnë Gjykatën Themelore në Prizren
11/01/2018
Prizren –11.01.2018. Kryesuesi i KGJK, z.Nehat Idrizi dhe Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri vizituan Gjykatën Themelore te Prizrenit, me ç ‘rast u pritën nga Kryetari i kësaj gjykate z. Ymer Hoxha.

Qëllimi i këtij takimi ishte  thellimi i bashkëpunimit dhe avancimit të proceseve brenda përgjegjësive të ndërsjella si dhe për tu njohur me rezultatet e punës dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo gjykatë.

Nikoqiri i këtij takimi  z. Ymer Hoxha ka njoftuar ministrin Tahiri dhe Kryesuesin Idrizi për rezultatet, aktivitetet dhe sfidat e Gjykatës Themelore të Prizrenit, nder to  numri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve, i bashkëpunëtorëve profesional dhe stafit administrativ, si dhe hapësirat e pamjaftueshme të gjykatës të cilat po e vështirësojnë dukshëm punën e kësaj gjykate.

Përveç sfidave dhe rezultateve te punës si çështje qe u diskutuan në këtë takim ishte edhe procesi i reformimit legjislativ, më ç ‘rast kryetari Hoxha  tha se gjykata që ai drejton ka  dhënë disa propozime për tu amandamentuar Kodet Penale dhe disa ligje të natyrës civile pasi konsideron  se praktika gjyqësore, ka treguar se disa dispozita janë ta pazbatueshme në praktikë.

Ne anën tjetër ministri i drejtësisë z. Abelard Tahir, si dhe kryesuesi z.Nehat Idrizi deklaruan se vizitën e tyre po e realizojnë me qellim që të njoftohen për se afërmi me kushtet në të cilat punon kjo gjykatë .

Ndër të tjera Kryesuesi theksoi edhe bashkëpunimin e mirë  të gjykatave me Ministrinë e Drejtësisë dhe me KGJK, njëherë theksoi se ky vit do të jetë vit i sundimit të ligjit, rritjes së transparencës, llogaridhënies, efikasitetin dhe performancën e gjyqësorit. Sipas Kryesuesit Gjykata e Prizrenit është ndër gjykatat më efikase në Republikën e Kosovës dhe prandaj u bë edhe përzgjedhja e parë e vizitës në këtë gjykatë. Duke i ditur sukseset e kësaj gjykate, shpresoj se edhe ky vit do të jetë vit i suksesit dhe efikasitetit edhe më të madh.

Gjatë këtij takimi, u zhvillua debat shumë produktiv rreth fuqizimit të sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.