Komunikatë e përbashkët
01/02/2018
PRISHTINË, 01 shkurt 2018 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kanë mbajtur sot një mbledhje të përbashkët.

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, Zyra e Prukurorit Disiplinor (ZPD) i shërben si Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ashtu edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Andaj, në kuadër të kompetencave të veta të dy Këshillat kanë aprovuar sot, dorëheqjen së ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, z.Zef Prendrecaj.

Z.Prendrecaj i ka shërbyer kësaj zyre nga qershori i vitit 2012 e deri më tani, ndërsa tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu, në këtë takim në mbështetje të Ligjit për KGjK dhe KPK, me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm të dy Këshillave, është emërua z.Arianit Salihu, ushtrues detyrë i Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, i cili aktualisht është prokuror disiplinor në  ZPD.

Në konkurrencë për pozitën e  u.d të Drejtorit të ZPD-së ishin edhe katër kandidatë të tjerë.