REAGIM
01/03/2018
Prishtinë, 1 mars 2018 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), reagon në shkrimet e portalit KOHAnet, të datës 26.02.2018 me titullin ‘’Lirohet i dyshimti për keqpërdorim të 32 mijë eurove’’.

KGjK, shpreh pakënaqësinë lidhur me këtë shkrim duke njoftuar opinionin e gjërë, përfshirë edhe mediat, se gjyqtarëve u garantohet me Kushtetutë dhe ligj, pavarësia dhe paanshmëria gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.

Andaj, kërkojmë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të përmbahet nga dhënia e /opinioneve/deklarimeve lidhur me rastet gjyqësore gjatë vendimmarrjes, sepse deklarimet/opinionet e tilla nuk kontribojnë në ruajtjen e ndërtimit të imazhit të sistemit gjyqësor.

Gjithashtu, KGjK, ju njofton se: Vendimet e shkallës së parë, duke përfshirë edhe rastin në fjalë nuk janë përfundimtare, pra janë të apelueshme, që nënkupton që çdo palë e pakënaqur duke përfshirë edhe Prokurorinë u garantohet e drejta e ushtrimit të ankesës në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.