Reagim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ndaj deklaratave të zyrtarëve shtetëror lidhur me rastet që janë në procedurë e sipër në gjykata
15/03/2018
Prishtinë, 15 mars 2018 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve shtetëror sa i përket rasteve që janë në procedurë pranë Gjykatave të Kosovës. KGJK nuk mund të komentoj rreth rasteve në zhvillim dhe konsideron se deklaratat e tilla cenojnë seriozisht pavarësinë e sistemit gjyqësor.
KGJK rithekson se gjykatat në Kosovë i shqyrtojnë rastet në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me ligjin në fuqi, dhe assesi nuk do të ndikohen nga deklaratat e tilla.