FTESË PËR MEDIA
22/03/2018
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, do të mbajnë sot një takim të përbashkët me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim do të diskutohet  lidhur me procedimin  e rasteve të korrupsionit në përgjithësi, përfshirë mekanizmin përcjellës si kusht për liberalizim të vizave.

Data – 22 mars 2018 (sot)

Ora – 11:00 – 12:00

Vendi – Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Tema – Rastet e korrupsionit (Si t’i tejkalojmë) 

Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar ta përcjellin këtë ngjarje.