Një delegacion nga KGjK vizitoi institucionet e sistemit të drejtësisë në Mal të Zi
20/04/2018
Një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), i kryesuar nga kryesuesi Nehat Idrizi me disa nga bashkëpunëtorët e tij, si Muhamet Rexha, Nenad Laziq, Manushe Karaqi, dhe Aishe Qorraj - Berisha kanë qëndruar sot në një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), i kryesuar nga kryesuesi Nehat Idrizi me disa nga bashkëpunëtorët e tij, si Muhamet Rexha, Nenad Laziq, Manushe Karaqi, dhe Aishe Qorraj - Berisha kanë qëndruar sot në një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Kjo vizitë po realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, dr. Mladen Vukčević.
Gjatë këtij takimi, dr.Mladen Vukčević shprehu kënaqësinë për vizitën që po i bëhet vendit të tij nga delegacioni kosovarë dhe njëkohësisht i njoftoi të pranishmit me historikun e institucionit që ai drejton, rolin dhe funksionin, procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve të rinj, mandatin e tyre, sfidat nëpër të cilat po përballet sistemi gjyqësor malazez. Dr. Vukčević, me theks të veçantë foli për pavarësinë e gjyqësorit malazez, disiplinimin e gjyqtarëve si dhe ngritjen profesionale të tyre me anë të trajnimeve me qëllim të mundësisë sa më të shpejtë të integrimit evropian për tërë sistemin e drejtësisë në Mal të Zi.

Në anën tjetër, kryesuesi Idrizi ka bërë me dije se sfidat për sistemin gjyqësor në Kosovë që nga pas lufta kanë qenë të mëdha, por sfidues ka qenë procesi i reformës gjyqësore, proces ky i cili është i lidhur më shumë çështje të cilat prekin sistemin gjyqësor kosovar, si organizimi, pavarësia, paanshmëria, profesionalizmi, efiçenca, transparenca e sistemit si dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për realizimin e të drejtave themelore të individit. Ndonëse kuadri aktual ligjor i sistemit gjyqësor garanton në një masë të konsiderueshme pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve, në praktikë janë konstatuar probleme serioze të ndikueshmërisë politike dhe financiare të gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu, edhe nga pikëpamja profesionale sistemi ynë ka nevojë për rritje të standardit profesional krahas vendeve të BE-së. Tani jemi në fazën e ndryshimeve legjislative përfshirë këtu Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe pakon e ligjeve për sistemin gjyqësor dhe prokurorial - theksoi mes tjerash Idrizi.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në mes të dy institucioneve dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal me theks të veçantë në fushën e drejtësisë, përfshirë këtu sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat do të mbeten prioritet për të dyja shtetet në integrimin evropian.

Në vazhdim të kësaj vizite, delegacioni i KGjK-së, vizitoi edhe Prokurorinë e Lartë të Shtetit të Malit të Zi/Këshillin Prokurorial, të cilët u pritën nga Ivica Stankoviç, Prokuror i Lartë i Shtetit me bashkëpunëtorë.

Në vazhdim të kësaj vizite, delegacioni i KGjK-së, vizitoi edhe Prokurorinë e Lartë të Shtetit të Malit të Zi/Këshillin Prokurorial, të cilët u pritën nga Ivica Stankoviç, Prokuror i Lartë i Shtetit/Kryetar i Këshillit Prokurorial me bashkëpunëtorë.
Gjatë ditës, delegacioni ynë u pritë edhe nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe Željko Aprçoviq, kryetar i Komisionit Parlamentar për Sistemin Politik, Drejtësi dhe Administratë Publike, pastaj nga Vesna Medenica, kryetare e Gjykatës Supreme, dhe në fund vizita u përfundua në Qendrën për Trajnimin e Prokurorisë dhe Gjyqësorit të pritur nga Senka Danilović, kryetare e Komitetit Drejtues të Qendrës.