Njoftim
22/05/2018
Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, bazuar në neni 21 paragrafi 9 të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, ju bënë këtë:

N J O F T I M

Me datën 26.05.2018, duke filluar nga ora 09:00, ne hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, do të organizohet mbajtja e Testi kualifikues për kandidatet të cilët kane aplikuar për pozitën e gjyqtarit ne gjykatat Themelore të Kosovës.

Me ketë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjegjësisht, Komisioni për Rekrutim, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton Organizatat joqeveritare (vendore e ndërkombëtare në Republikën e Kosovës) e të cilat shprehin interes dhe në të njëjtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.

Në rast të interesimit për pjesëmarrje, ju lusim që paraprakisht ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për akreditim dhe atë jo më vonë se ditën e enjte me datë 24.05.2018 në ora 15:00 tek Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së i cili po ashtu është edhe administrator i provimit.