Kryesuesi i KGjK, Nehat Idrizi priti në takim AGK
01/06/2018
Prishtinë, 01 qershor 2018 - Kryesuesi i KGjK, Nehat Idrizi, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Assosacionit të Gazetarëve të Republikës së Kosovës, z.Petrit Çollaku, hulumtues dhe z.Ardian Nikolla, hulumtues në AGK.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në me të Këshilit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) dhe Assosacionit të Gazetarëve të Republikës së Kosovës (AGK). Po ashtu është biseduar për sigurinë e gazetarëve, rritjen e efikasitetit të zgjedhjes së lëndëve gjyqësore të mediave.

Ishte kërkesë e përfaqësuesve të AGK-së, mundësia e zgjedhjes së një koordinatori në Gjykatën Themelore të Prishtinës i cili do të krijonte një data bazë për rastet e gazetarëve të cilat janë shqyrtuar dhe presin të shqyrtohen nga ana e Gjykatës.

Andaj, lidhur me kërkesën e tyre kryesuesi Idrizi, shprehu gatishmëri për t’i mbështetur përfaqësuesit e AGK-së, duke iu premtuar se në një të ardhme të afërt në bashkëpunim me Gjykatën Themelore do të caktojnë një koordinator i cili do të mbajë një data bazë të posaçme lidhur me rastet në fjalë.

Idrizi në fund të takimit siguroi gazetarët, se aq sa i lejon ligji në fuqi, do t’i mbështesë dhe do të bashkëpunojë me të gjitha mediat pa fare dallime, sepse duke pranuar kritikat ne rrisim vlerat etike dhe profesionale.