NJOFTIM
27/06/2018
Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, bazuar në Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, bënë këtë:NJOFTIM

Me datën 30.06.2018 dhe 01.07.2018, duke filluar nga ora 09:00, ne hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, do të organizohet mbajtja e Provimit me Shkrim për kandidatet të cilët kanë kaluar me sukses testin kualifikues për pozitën e gjyqtarit në Gjykatat Themelore të Kosovës.

Me këtë rast, Komisioni për Rekrutim, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton, Organizatat joqeveritare (vendore e ndërkombëtare në Republikën e Kosovës) e të cilat shprehin interesim dhe në të njëjtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.

Të interesuar për pjesëmarrje, paraprakisht duhet të paraqiten për regjistrim dhe akreditim tek Administratori i Provimit, përkatësisht tek Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së dhe atë, jo më vonë se ditën e Premte me datë 29.06.2018 para orës 15:00.